Kalifornia, shteti më i populluar i SHBA-së, nxorri urdhrin që 40 milionë banorët e saj të qëndrojnë në shtëpi. Guvernatori Gavin Newsom u tha banorëve se ata duhet të dalin nga shtëpia vetëm kur është e domosdoshme. “Është një kohë kur duhet të bëjmë vendime të vështira. Duhet ta pranojmë realitetin”, tha ai.