Qarku i Kukësit është përfshirë gjatë 24 orëve të fundit nga një ulje e ndjeshme e temperaturave dhe reshje shiu me intensitet të moderuar. Gjatë orëve të natës, në disa akse rrugore është evidentuar prani e gurëve dhe dherave, si pasojë e reshjeve. Gjatë mëngjesit të sotëm, prezencë inertesh është konstatuar në akset e Shishtavecit, Valbonës, Qafës së Malit dhe Bushtricës.