Mjekët në Sri Lanka kanë hequr një gur 3.1 kg në fshikzën e urinës të një burri, që ata besojnë se është më i madhi i këtij lloji i regjistruar ndonjëherë. Procedura u krye javën e kaluar në një spital në lindje të vendit. Pacienti 55-vjeçar ishte shtruar në spital pasi pësoi një goditje në tru. Por, ndërsa merrte trajtim, mjekët gjetën gurë në fshikëzën e tij urinare pasi vunë re se ai kishte vështirësi në urinim. Gjatë operacionit, mjekët hoqën gurin që peshonte sa një foshnjë e sapolindur dhe ishte afërsisht i madh sa një veze struci.