Një rast i paprecedentë u regjistrua këtë të hënë gjatë një gjyqi në Gjykatën e Posaçme Antikorrupsion, ku vëllezërit vëllezërit Kristi, Aleksandër dhe Fatjon Bushgjokaj të akuzuar për rrëmbimin dhe më pas vrasjen dhe fshehjen e kufomës së Renis Dobrës në liqenin e Ulzës, sulmuan fizikisht të pandehurin tjetër Petrit Çakrrin. Gjyqi ishte duke u zhvilluar me dyer të mbyllura, ndërsa mësohet se sapo Cakrri filloi të dëshmote ata e sulmuan fizikisht brenda kafazit të xhamit. Drejt GJKKO u nisën forca të shumta policie, ndërsa efektivët e burgjeve ishin të parët që ndërhynë për të shuar konfiktin.