Ukraina ka zbrapsur një komplot të supozuar për të përmbysur qeverinë që “do të kishte luajtur në duart e Rusisë”, thanë të hënën zyrtarët e sigurisë së vendit. Në një postim në Telegram, Shërbimi i Sigurisë së Ukrainës (SBU) pretendoi se organizatorët e dyshuar të grushtit të shtetit kishin planifikuar të shkaktonin trazira në Kiev më 30 qershor, si një shpërqendrim për të marrë kontrollin e parlamentit ukrainas dhe për të rrëzuar udhëheqjen ushtarake dhe politike nga pushteti.