Lufta, recesioni ekonomik dhe varfëria në Rusi kanë krijuar një klimë shumë negative rreth Vladimir Putinit. Për më tepër, për shkak të sanksioneve të BE-së, marrëdhëniet e mira që ai kishte me elitën ruse janë përkeqësuar dhe tanimë, ai nuk ka as mbështetjen e tyre. ËSJ raporton se në Kremlin vjen tani “era” grusht shteti. Situata ekonomike që po bëhet gjithnjë e më e vështirë për shumicën e rusëve ndërkohë që lufta në Ukrainë ka vetëm rezultate jashtëzakonisht negative për Rusinë. Putin sipas mediave perëndimore, shfaqet sot më i pafuqishëm se kurrë në sytë e popullit të tij dhe se një grusht shteti kundër tij është thjesht çështje kohe.