Për të 107 ditë me radhë protestuesit u mblodhën para Kryeministrisë, ndërsa problematikat ishin fokusuar tek arsimi, ku u ngrit shqetësimi tek mungesa e kurrikulave por dhe kushteve në shkollat e vendit. Protestuesit u ndalën dhe tek episodet e regjistruara gjatë protestës së paradites së kësaj të hëne në zonën e zogut të zi, ku u godit një nga personat që kishte dalë për të kundërshtuar projektin e vendosjes së kamerave të sigurisë në shkolla. Ata thanë se nuk kanë dalë në protestë për t’u përplasur me policinë por për të drejtat e tyre.