Kroacia ka ofruar rrjetin e saj hekurudhor dhe portet në detin Adriatik për transportin e grurit ukrainas përmes rrugëve alternative, pas bllokimit nga Rusia të Iniciativës së Grurit të Detit të Zi. Lajmi u konfirmua nga Sekretari i Shtetit kroat për Çështjet Politike, Frano Matushiç në një takim të OKB-së. Përfaqësuesi kroat këtë vendim e tha gjatë një debate të hapur ministror mbi situatën në territoret e okupuara përkohësisht të Ukrainës.