Grupi i Jetmir Pepës, akuzuar nga SPAK si përgjegjës për trafikimin e të paktën 7.5 tonëve kokainë në dy vite nga Amerika Latine drejt Europës përbëhej nga 11 persona. Prokuroria e Posaçme ka identifikuar të gjithë anëtarët, teksa hetimet kanë zbuluar se grupi operonte në një formë të lartë organizimi, me lidhje në Ekuador dhe logjistikë të sofistikuar për transportin e drogës, kryesisht në Holandë dhe Belgjikë.