Rrjetet kriminale janë përdoruesit kryesorë të paligjshëm të porteve në Ballkan për trafikun e kokainës, amfetaminës dhe heroinës. Trajtimi i tyre kërkon bashkëpunim më të madh ndërkombëtar policor. Roterdam, Antëerp, Hamburg…Këto janë portet që zakonisht na vijnë ndërmend kur bëhet fjalë për tregtinë e drogave të paligjshme. Kohët e fundit, megjithatë, portet e Ballkanit kanë tërhequr gjithashtu trafikantë.