Komisioni i Posaçëm kundër dezinformimit u mblodh këtë të enjte vetëm me anëtarët e shumicës socialiste, ndërsa opozita vijon bojkotin e punës në të. Mbledhja kishte në rënd dite tre pika, mes të cilave edhe caktimi i ekspertëve që do të dëgjohen në komision në lidhje me gjendjen e dezinformimit dhe ndërhyrjet e huaja në vend. Kryetara i komisionit, Erion Braçe tha se ndërhyrja e huaj u vu re edhe në muajt korrik-gusht me një fushatë agresive keqinformimi kundër sektorit të turizmit në Shqipëri.