Top News – Gropa të frikshme në tokë/ Turqi, të gjera sa për të gllabëruar një autobus
22/04/2021 13:56

Gropa të mëdha në tokë, të gjera mjaftueshëm sa për të gëlltitur një autobus, kanë mbushur tokat bujqësore në turqi, të goditura nga thatësira, duke shqetësuar fermerët pasi ato po përhapen dhe po shfaqen edhe pranë shtëpive të banimit. “Situata e shkaktuar nga thatësira po përkeqësohet gjithnjë e më shumë”, thotë një fermer, i cili mbjell patate. 57 vjecari ka parë gropa të stërmëdha në tokë të hapen në 10-15 vitet e shkuara pasi mbishfrytëzimi i ujit të tokës për vaditje po jep rezultate. Duke u thelluar në tokë, gropat shfaqen kur zbrazëtirat nëntokë të krijuara nga thatësira nuk munden më të mbajnë peshën e shtresës së sipërme të tokës. Kjo i ka vënë fermerët në vështirësi. Përpjekjet për të siguruar ujë me mjete të tjera janë më të kushtueshme, cka ndikon në të ardhurat e fermerëve. Por mbështetja e vazhdueshme tek uji nëntokësor nuk do të bëjë tjetër vecse do të përkeqësojë problemin. Ekspertët kanë numëruar rreth 600 gropa të tilla në pllajën e Konias, afro dy herë më shumë nga ato të numëruara një vit më parë. Ekspertët kërkojnë tani që qeveria të ndërhyjë dhe të bëjë më shumë për të ndihmuar në përballimin e thatësirës së madhe në një kohë kur sipas tyre, nuk ka politika të mira për menaxhimin e rezervave të ujit në vend.

Top News – Ukraina ‘ndez’ qiellin e Rusisë / Godet qytetin industrial, flakët shkrumbojnë fabrikën
15/11 19:00
Top News – Paralajmërim për ‘sigurinë bërthamore’ / Sulmet shkaktojnë ulje të energjisë në Çernobil
15/11 18:30
Top News-Inteligjenca Artificiale fut botën në kaos / Avionët në tokë, bie Microsoft, çfarë po ndodh
15/11 15:43
Top News – Trump redukton daljet në publik / CIA e Mossad zbulojnë planet e Iranit për vrasjen
15/11 15:35
Top Channel/ Irani sulmon Bahrejnin / Objektiv baza amerikane. Izraeli vret një komandat të Hamasit
15/11 15:04
Top News – ‘Alienët kanë zbritur në tokë…nuk duan të hapin panik’ / Ja ‘shpjegimi’ i Stephen King
15/11 14:55
Top News – Një ‘Jaltë e re’ në horizont / Trump dhe Putin kërkojnë takim, Xi Jinping heziton
15/11 14:32
Top News – SpaceX triumfon, arritje historike / Rikuperon anijen kozmike për herë të parë
15/11 14:09
Top News – Sulmuan kishën, vranë nëntë persona / Dënohen me vdekje tre autorët në Jordani
15/11 14:05
Top News – Netanyahu nuk tërhiqet…Kërkon qeveri uniteti: Garanton sigurinë e Izraelit
15/11 14:02
Top News – Në ‘zonën e vdekjes’ në Ukrainë / Shpëtimi vjen nga qielli, dronët e evakuimit në aksion
15/11 14:01
Top News – Irani lëshon raketat, shpërthime në Bahrein / Goditet baza amerikane, Garda në sulm
15/11 12:51
Top News – Të gjithë avionët mbeten në tokë / SHBA, vazhdojnë problemet në transportin ajror
15/11 12:32
Top News – Donbasin në këmbim të NATO-s / Zelenski: Ja çfarë më kërkuan negociatorët e SHBA
15/11 12:18
Top News – Kundër inflacionit dhe policisë / E gjithë Franca në këmbë, protesta në vend
15/11 12:18
Top News -‘Heq ndalimin për vrasjen e Zelenskit’/Putin i zemëruar, Ukraina godet centralet elektrike
15/11 12:18
Top Channel/ Rekord i ri / “SpaceX” rikuperon një anije kozmike për herë të parë në histori
15/11 11:44
Top Channel/ Frika për atentat ndaj Trump/ Reduktohen daljet në ambiente të hapura të presidentit
15/11 11:05
Top Channel/ Francë 100 mijë protestues në rrugë/ Demonstratë kundër kostos së lartë të jetesës
15/11 10:59
Top Channel/ Rusia: NATO të kthehet si para ‘97! NYT zbardh prapaskenat në Abu Dhabi
14/11 23:01