Qeveria e Groenlandës ka publikuar udhëzime për publikun në rast se vendi goditet nga një krizë. Udhëzimet ofrojnë këshilla për familjet se si të përballojnë për pesë ditë ndërprerjet e energjisë elektrike afatgjata ose afatshkurtra. Ato mbulojnë gjithashtu fusha të tilla si uji i pijshëm, ushqimi, ilaçet, ngrohja dhe komunikimi në rast krize. Këshilla është përgatitur për të “forcuar sigurinë e popullsisë” dhe për të “siguruar që përgatitja e përgjithshme e shoqërisë të jetë edhe më e fortë”, thotë ministri i Groenlandës, Peter Borg. "Kjo nuk është një shprehje që ne presim një krizë," thotë ai. Por pavarësisht këtij pretendimi, plani u nda pas fjalimit të mbajtur nga Trump në Forumin e Davosit, ku edhe njëherë shprehu gatishmërinë për të marrë Groenlandën me çdo kusht ndërsa mohoi se do të përdor forcën ushtarake. Nga ana tjetër, ai konfirmoi mbështetjen për NATO-n ndërsa shprehu kritika për Evropën lidhur me politikat e ndjekura deri më tani.