Franca e ka rritur nivelin e rrezikut për gripin e shpendëve nga “i moderuar” në “të lartë”, pas identifikimit të rasteve të reja të sëmundjes, ka thënë Ministria e Bujqësisë të martën, duke detyruar fermat që t’i mbajnë zogjtë në ambiente të brendshme, për të parandaluar infektimin. Influenza Avian, i njohur si gripi i shpendëve, ka cuar në asgjësimin e qindra miliona zogjve në gjithë botën, vitet e fundit. Ai zakonisht përhapet në vjeshtë dhe dimër dhe është identifikuar në shumë shtete evropiane javët e fundit, përfshirë Gjermaninë, Holandën dhe Belgjikën.