Top News/ Gripi i shpendëve, reagon MZHBR/ ‘Situata nën monitorim, kampionët rezultuan negative’
04/11/2024 10:47

Ministria e Bujqësisë thotë se situata sa i takon gripit të shpendëve në vend, është nën monitorim dhe kontroll, nga zinxhiri institucional për zbulimin dhe kufizimin e hershëm të përhapjes së virusit H5N1. Ministria bën me dije se përgjatë fundjavës, grupe me 7 veterinerë janë angazhuar në terren, sipas përcaktimeve të perimetrit të zonës së mbrojtjes dhe mbikqyrjes për: inventarizimin dhe monitorimin klinik të 2304 fermave, në të cilat mbarështohen 96 900 shpendë të kategorive dhe llojeve të ndryshme. Pas shpalljes se ‘alertit’, në mjediset e hapura dhe në tregjet e kafshëve të gjalla si dhe në zonën e konfirmuar pozitive janë marrë kampione për ti analizuar në Institutin e Sigurisë Ushqimore dhe Veterinarisë. Gjatë fundjavës, dhe janë analizuar 90 mostra të cilat kanë rezultuar negative. Ministria e Bujqësisë ka deklaruar se po bashkëpunon me Institutin e Shëndetit Publik, i cili po kryen një survejancë të përforcuar për infeksionet respiratore në zonën e fermës së prekur nga sëmundja, përkatësisht, për zbulimin në kohë dhe marrjen e masave kundër virusit H5N1. Sakaq, ministria njofton se masat kufizuese dhe parandaluese do të jenë në fuqi deri në përfundimin e afatit të karantinës.

Top Channel/ Protesta në Tiranë, dy djem të vegjël pozojnë mbi një stol në mes të unazës, bllokohet…
14/11 18:11
Top Channel/ Protesta në Tiranë, policia blindon ‘kryesinë e Kuvendit, protestuesit tenojnë…
14/11 18:04
Top Channel/ Protestuesit thyejnë tabelat në Tiranë, hedhin kapsollë dhe ngjiten mbi…
14/11 17:15
Top Channel/ Protesta në kryeqytet, bllokohet unaza, protestuesit hedhin kapsolla dhe shkatërrojnë…
14/11 17:13
Top Channel/Protesta në Tiranë, policia dhe autobotet e ujit ndjekin nga pas protestuesit, digjen…
14/11 17:11
Top Channel/ Protestuesit bllokojnë ‘Zogun e zi’, vazhdojnë marshimin në rrugët e kryeqytetit
14/11 16:21
Top Channel/ Tensionet e para në protestë, i vënë flakën koshave të mbeturinave, policia nuk reagon
14/11 15:42
Top Channel/ Protesta kundër Ramës/ Sot është lajmëruar mbajtja e një tjetër tubimi proteste
14/11 15:37
Top Channel/ Protestuesit bllokojnë rrugën e Durrësit, 700 efektivë policie në terren
14/11 15:12
Top News – Protestat me kërkesën për dorëheqje. Rama: Minojnë anëtarësimin e Shqipërisë në BE
14/11 14:05
Top News – Aksident tragjik në rrugën e Arbrit. Humbin jetën 2 persona, 5 të tjerë plagosen
14/11 13:27
Top Channel/ Grida Duma, Masterclass në Zyrih/ Dy ditë trajnimi me shqiptarët e Zvicrës
14/11 13:05
Top Channel/ “Ylli pa emër” në Gjirokastër, histori dashurie në skenën e teatrit “Zihni Sako”
14/11 12:55
Top Channel/ “Kali i Trojës” kundër plastikës, Greenpeace proteston në samitin COP31 në Turqi
14/11 12:55
Top Channel/Gjanica nxin, shqetësim në Fier, uji i lumit merr ngjyrë të zezë dhe përhap erë të rëndë
14/11 12:18
Top Channel/ Instituti për Bashkitë: Buxheti 2027 nuk parashikon kostot dhe kursimet e reformës
14/11 12:12
Top Channel/ Nga burgu, kryebashkiaku Veliaj kërkon mocion mosbesimi ndaj kreut të socialistëve
14/11 12:08
Top News – Vidhnin automjete në Fier. Arrestohet 51-vjeçari, në kërkim 2 bashkëpunëtorët
14/11 12:01
Top News -Veliaj kërkon mocion mosbesimi për Ramën. SMS Asamblesë: Askush s’është i pazëvendësueshëm
14/11 11:44
Top Channel/ Incident gjatë rrugës për në Asamble, qëllohet me vezë eskorta e Ramës në Manëz
14/11 11:15