Numri i rasteve të gripit të shpendëve në Gjermani është rritur jashtëzakonisht në dy javët e fundit, ka deklaruar ministri I Bujqësisë Alois Rainer, ndërsa ka propozuar masa mbrojtëse në rritje për të ndaluar përhapjen e virusit. Ministri bëri me dije se përhapja e shpejtë e infeksionit gjatë dy javëve të fundit, tregon se situata është serioze dhe se është e rëndësishme të merren masa të koordinuara.