Greqia po përgatitet të miratojë ligjin për lejimin e martesave të të njëjtit seks dhe në pritje të prezantimit zyrtar të draftit, ka nisur edhe një debat i fortë nëse është momenti për një hap të tillë apo jo. Vetë kryeministri Kyriakos Mitsotakis, në një intervistë për median greke, kërkoi që të mos flitet mbi baza hamendësimesh, pa u prezantuar më parë drafti ligjor, në mënyrë që të mos krijohen paragjykime.