Athina po rivlerëson vendimin e saj për të blerë dronët francezë ‘Patroller’ dhe po shqyrton mundësi alternative, sipas medias greke, Kathimerini. Edhe pse programi nuk është anuluar ende dhe procesi i prokurimit mbetet aktiv, zyrtarët me njohuri për zhvillimet vlerësojnë se mundësitë për blerjen e mjeteve ajrore pa pilot francezë janë pothuajse zero. Arsyet lidhen me kohën e gjatë që kërkohet për instalimin e infrastrukturës së komunikimit mbështetëse për këta lloje dronësh si dhe vendimi i vetë qeverisë franceze që në fillim të prillit anuloi blerjen e tyre me dyshimet e aftësive operacionale të dronit.