Për Ikra Altumsek dhe shumë turistë të tjerë turq, një skemë sipas të cilës viza jepet në hyrje në disa nga ishujt e Greqisë në Egje, e ka thjeshtuar shumë udhëtimin në këtë qoshe të BE-së, më parë e ndaluar pa një vizë Shengen që është e vështirë për t'u marrë. "Mendoj se Samos ishte vendi i përsosur për të filluar," tha studentja 21-vjeçare e universitetit, duke tërequr valixhen ndërsa priste bashkë me prindërit një traget nga ishulli grek. Ata po kthehen në Kusadasi, në bregdetin turk të Egjeut pas pushimeve, udhëtimi i parë jashtë vendit i Altumsek.