5500 policë,helikopterë dhe dhjetëra mjete zjarrëfikëse janë vendosur në alarm të kuq sot në Athinë për ruajtjen e rendit ngjatë protestave që do të organizohen në kujtim të 50 vjetorit të kryengritjes studentore të politeknikumit të Athinës. Policia ka njoftuar qendra e athinës do të mbyllet për automjetet që prej orës 13 dhe deri në përfundim të protestave,ndërkohë që edhe stacionet e metrosë Panepistimio,Sindagma,Evangjelizmos dhe Megaro Muzikis do të jenë të mbyllura.