Zjarrfikësit grekë vazhdojnë të luftojnë me flakët për të përballuar flakët që shpërthyen mesditën e djeshme në Varnava, të cilat janë përhapur në verilindje të Atikës. Zjarret vazhdojnë të mbeten jashtë kontrollit dhe sipas informacioneve nga Mbrojtja Civile, vatrat më të mëdha dhe të rrezikshme janë në Dau Pentelis, në Dionysos, në Afidnes, Maratonë, Halandri si dhe në Vrilissia, vetëm 14 km nga qendra e kryeqytetit grek.