Sekretari Amerikan i Shtetit ka nisur një tur vizitash, që do të përqendrohet më së shumti në Lindjen e Mesme dhe do të ketë në fokur pikërisht mbrojtjen e jetës së civilëve në Izrael, Gaza dhe Bregun Perëndimor. Ndalesa e parë e Blinken ishte në Stamboll, teksa të shtunën Sekretari Amerikan i Shtetit do të zbarkohë në ishullin grek të Kretës. Ai do të takohet me kryeministrin grek, Kyriakos Mitsotakis, pikërisht në vendlindjen e këtij të fundit, në Hania.