Policia greke përmes Europol kërkon të gjurmojë rreth 1 milionë euro, pjesë e mbetur pa sekuestruar nga një grabitje e ndodhur në 26 shtator në zonën e Lavrios. Në 26 shtator, 4 persona që udhëtonin me një automjet te vjedhur, kanë grabitur një furgon që transportonte vlera monetare jashtë një dyqani të madh lodrash në Lavrio. Nën kërcënimin e armëve dhe eksplozivëve ata kanë marrë gati 1.2 milionë euro.