Pas Danielit, një tjetër stuhi godet Greqinë. Bëhet fjalë për stuhinë Elias, e cila ka prekur të martën disa pjesë të vendit, me reshje të dendura shiu, bubullima, breshër dhe vetëtima. Autoritetet kanë urdhëruar mbylljen e disa shkollave për shkak të motit të keq, teksa komuna e Hilokastros dhe rrethinat e Trikalasë janë ato më të prekurat nga reshjet.