Greqia i është përgjigjur kërkesës së Agjencisë Shqiptare të Mbrojtjes Civile me një avion Canadair për ndërhyrje ajrore në zjarrin në Pishëporo të Fierit. Ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi shprehu falenderimet për ndihmën e tyre, në kuadër të Mekanizmit Evropian të Mbrojtjes Civile.