Rrëzimi i kërkesës së Fredi Belerit për t’u betuar si kryebashkiak i Himarës dy ditë para samitit të Bashkimit Europian dhe Ballkanit Perëndimor në Bruksel, shihet si arsye e mjaftueshme nga pala greke për të vendosur veton, madje nuk përjashton mundësinë që procesi i anëtarësimit i Shqipërisë të ndahet nga ai i Maqedonisë së Veriut. Burime diplomatike për median greke Kathimerini shpjegojnë se Greqia nuk do të pranojë procesin e anëtarësimit të Shqipërisë nëse nuk ka progres në çështjen e kryebashkiakut të zgjedhur të Himarës, Fredi Beleri.