Top News/ Greqi, shpërthen ‘murtaja e dhive’/ Ndalohet lëvizja e bagëtive, virusi është shumë ngjitës
30/07/2024 12:43

Greqia ka ndaluar lëvizjen e dhive dhe deleve jashtë fermave të tyre për të luftuar një shpërthim vdekjeprurës të "murtajës së dhive". Ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Kostas Tsiaras, njoftoi ndalimin e therjes të dhive dhe deleve si edhe lëvizjen për riprodhim në të gjithë vendin. Ky vendim zgjeroi masat tashmë në fuqi në pjesë të Greqisë qendrore ku u raportua për herë të parë shpërthimi. Virusi, i njohur gjithashtu si peste des petits ruminants (PPR), është shumë ngjitës dhe shkakton sëmundje të rënda dhe vdekje te dhitë dhe delet. Nuk prek njerëzit, por mund të vrasë deri në 70% të dhive dhe deleve të infektuara. Rreth 7,000 kokë bagëti në tufat ku është identifikuar sëmundja janë asgjësuar deri më tani në rajonin qendror të Thesalisë, që është edhe më i godituri. 1,200 krerë të tjerë do të asgjësohen më vonë këtë javë, tha guvernatori rajonal Dimitris Kouretas. “Shtrëngimi i masave të sigurisë në të gjithë vendin konsiderohet i nevojshëm për arsye parandaluese dhe synon kufizimin e përhapjes dhe zhdukjen e sëmundjes”, thuhet në një deklaratë të Ministrisë së Bujqësisë. Sapo zbulohet një rast, e gjithë kopeja vritet, ferma e prekur dezinfektohet dhe kafshët në zonat përreth testohen për sëmundjen, në përputhje me protokollet e Bashkimit Evropian. PPR u regjistrua për herë të parë në Bregun e Fildishtë në 1942. Që atëherë është përhapur në mbarë botën, me Organizatën e Ushqimit dhe Bujqësisë të Kombeve të Bashkuara që vlerëson se ka cuar në humbjen e deri 2.1 miliardë dollarëve globalisht, çdo vit.

Top News – ‘Përparim’ por ende jo paqe…Bisedimet Rusi-Ukrainë-SHBA përfundojnë në Abu Dabi
12/11 12:19
Top Channel/ Spanjollët në grevë për çmimet e banesave: “Do paralizojmë krejtësisht ekonominë”!
12/11 12:08
Top Channel/ Nuk pyet për eprorin, ushtari qorton Pete Hegseth: “Këtu, qetësi dhe respekt”!
12/11 11:59
Top News – Shembet ndërtesa në Nju Jork / Kërkohen të mbijetuar nën rrënoja, të paktën dy viktima
12/11 11:57
Top News – Rrëzohen raketa mbi Mekë / Huthit sulmojnë Arabinë Saudite, përshkallëzohet lufta
12/11 11:54
Top News – Stuhia shkakton kaos në Evropë / Po vjen drejt nesh, rrugët kthehen në lumenj të tërbuar
12/11 11:51
Top Channel/ Netanyahu i jep urdhër ushtrisë: Përgatituni për të sulmuar Iranin!
12/11 11:20
Top Channel/Nvidia, takim i jashtëzakonshëm për shkarkimin e CEO-s:Del një dritë një skandal tjetër!
12/11 11:20
Top Channel/ Itali, alarmi për bomba në shkolla ishte sulm i Rusisë? Salvini: “Jo akuza pa prova”!
12/11 11:20
Top News – NASA hap vende pune. Kërkon astronautë për bazën e saj në Hënë
12/11 10:25
Top News – Xi mesazh për Trump: Nuk e ndal dot bashkimin e Kinës me Tajvanin
12/11 10:10
Top News – Trump vs Netanyahu, tjetër telefonatë e nxehtë për vazhdimin e luftës në Iran
12/11 10:01
Top Channel/ Jo vetëm luftë! Prag katastrofe në Gaza nga përmbytjet
11/11 23:31
Top Channel/ Vdes ambasadori rus në SHBA, mister shkaqet
11/11 23:26
Top News- Franca paralajmëron Gjermaninë për raketat me rreze të gjatë veprimi: Si do të përdoren?
11/11 22:50
Top News- Alarmohet Skocia e Irlanda e Veriut/ Më shumë se 700 kërcënime për bomba në shkolla
11/11 22:30
Top News- Organizatat shqiptare në listën e terrorizmit të Egjiptit, pjesë edhe shoqata evropiane
11/11 22:15
Top News- 4 milionë veta për krizën e strehimit, mbahet protesta më e madhe në 14 vitet e fundit
11/11 22:00
Top Channel/ Mister në vilën e këngëtarit grek, nga banesa e Giorgos Mazonakis humbin sende…
11/11 21:46
Top Channel/ Franca ngre alarmin: Raketat gjermane mund të shkaktojnë luftë bërthamore me Rusinë!
11/11 21:45