Nën debatin e ndezur pas deklaratave të presidentit amerikan Donald Trump, për të marrë nën kontroll Grenlandën, banorët e ishullit po zgjedhin një parlament të ri. Pak më shumë se 50,000 zgjëdhës me të drejtë vote në ishullin më të madh në botë po hedhin votën e tyre për një nga gjashtë partitë konkurruese. Grenlanda si ishulli më i madh në botë është pjesë e shtetit të Danimarkës, por gëzon autonomi të gjerë. Grenlanda ende ndan vetëm politikën e jashtme, sigurinë dhe financat me Danimarkën, por edhe kjo ka specifikat e veta.