I Dërguari Special Presidencial për Misionet Speciale të Shteteve të Bashkuara Richard Grenell e ka cilëuar si skandaloz, dënimin e shpallur nga Gjykata e Hagës për ish- presidentin e Kosovës Hashim Thaçi. “Dënimi i shpallur nga Gjykata e Hagës për Hashim Thaçin nga një luftë 25 vjet më parë është skandaloz. Askush nuk është i sigurt nga këto gjykata ndërkombëtare ku elitat akademike marrin vendime politike”, shkruan Grenell në një postim në X. Ai thotë se 3 gjyqtarët dhe prokurori amerikanë janë të krahut të majtë.