Top News – Grenell në Beograd/ Marrëveshja do të sjellë vende punë
22/09/2020 21:31

I dërguar i posaçëm i presidentit amerikan Donald Trump për bisedimet Kosovë-Serbi Richard Grenell deklaroi ne Beograd se marreveshja e arritur ne 4 shtator në Shtëpinë e Bardhë “nuk është vetëm fjalë në letër”.Grenell i bëri këto komente gjatë vizitës se tij ne kryeqytin serb ku mberriti pas ndaleses ne Prishtine si pjesë e një delegacioni, që drejtohet nga shefi Ekzekutiv i Korporatës Ndërkombëtare të Shteteve të Bashkuara për Zhvillim Financiar, Adam Boehler dhe shefja e Bankës për Eksport-Import, Kimberly Reed. Dhomat ekonomike të Kosovës dhe Serbisë rane dakort te krijojne nje grup pune, i cili do të ndihmojë qeveritë e të dyja shteteve për të zbatuar projektet e marrëveshjes së 4 shtatorit, si dhe të ofrojnë mbështetje për zbatimin e projekteve të infrastrukturës, energjisë dhe krijimit të vendeve të punës. Grenell ritheksoi dhe nje here thote VOA, se marrëveshja nuk do të ishte bërë e mundur pa presidentin Donald Trump i cili sipas tij besoi se mund të bëhet diçka ndryshe.“Ajo që bëmë në Uashington duket e madhe dhe është e madhe. Por ne nuk kemi mbaruar. Ne duam që populli i Serbisë të na kërkojë llogari, se fjalët në letër nuk janë të mjaftueshme derisa të krijohen vende pune masive, zhvillim ekonomik, shpresë dhe familje që qëndrojnë në këtë rajon”, tha ai duke nënvizuar se marrëveshja e Washingtonit do të përmbushet."Këto nuk janë vetëm fjalë në letër. Këto janë punë. Punë për rajonin, punë për njerëzit. Dhe kjo është ajo në të cilën Presidenti Trump ka besuar që nga fillimi”, u shpreh ambasadori.

Top News- Vrasje në Greqi e Shqipëri! Kapet 43-vjeçari shqiptar, dyshoeht vrasës me pagesë
06/11 22:36
Top News- Mickoski përjashton shqiptarët nga ushtria/BDI fajëson edhe ‘VLEN’, asnjë kadet në akademi
06/11 11:49
Top News – 500 emigrantë nga Shqipëria në Greqi. Asgjësohet grupi i trafikut, mbi 750 mijë € fitime
06/11 10:14
Top News – Torturuan studentët protestues. Serbi, arrestohen 9 policë të njësive speciale
05/11 10:32
Top News – Mali i Zi në BE në qershor 2027 / KE konfirmon: Do nënshkruhet traktati i anëtarësimit
04/11 15:04
Top News – Arrestime, dorëheqje e hetime në Serbi / ‘Afati i skadencës’ së Vuçiçit ka kaluar
03/11 15:10
Top News – Mali i Zi drejt anëtarësimit në BE. Pritet të nënshkruhet marrëveshja në 2027-ën
03/11 14:26
Top News – Banka dyshohet si ‘lavatriçe’ e Vuçiç. Pas heqjes së licencës, Serbia arreston pronarin
03/11 11:09
Top News – Frigoriferët kthehen në furra. Sulm kibernetik edhe në Greqi, temperatura 150 gradë
03/11 10:15
Top News- A do të përfundojë Vuçiç para drejtësisë? Ish-presidenti mund të ketë fatin e Sanaderit
02/11 21:56
Top News – Studentët ‘bllokojnë’ listën serbe. Dora e zgjatur e Vuçiç në Kosovë, reagon von Cramon
02/11 19:30
Top News – Novi Sadi kujton viktimat e tragjedisë /‘Drejtësia erdhi pas 2 vitesh’, 16 minuta heshtje
01/11 15:05
Top Channel/ Bashkohen shqiptarët në Malin e Zi/ 3 partitë finalizuan marrëveshjen për të garuar…
01/11 14:49
Top News – Vuçiç nuk tërhiqet. Urdhëron reformimin e partisë: Heqim dorë nga arroganca
31/10 17:29
Top News-Banka e pastrimit të parave të Vuçiç. I hiqet licenca institucionit pas humbjes në zgjedhje
31/10 14:53
Top News- Anëtarësimi, BE zbulon emrin e vendit që mbyll negociatat i pari në 2026-ën
30/10 22:30
Top Chanel/ Alarmi: Vuçiç po zhduk dokumentet me rëndësi në institucionet shtetërore
29/10 22:34
Top News – Studentët marrin frenat e Serbisë / Dorëhiqet drejtoresha e televizionit publik RTS
29/10 14:10
Top News – 7 kërkesat e Luginës, nga ndalimi i pasivizimit të adresave, te gjuha e simbolet
29/10 12:15
Top Channel/ “Vuçiç po përgatiste grusht shteti”! Brnabiç: Plan pér arrestimin e tij
28/10 23:21