I dërguari i posaçëm i presidentit amerikan për misione të veçanta, Richard Grenell, ka kritikuar Kosovën për moskonstituimin e Kuvendit brenda afatit të përcaktuar me Kushtetutë. Përmes një postimi në X, Grenell ka ngritur pyetjen se kush në Kosovë, po e mbron Kushtetutën. “Kush po e mbron Kushtetutën në Kosovë? Kushtetuta është e qartë: Kuvendi duhet të konstituohet brenda 30 ditësh nga certifikimi i rezultateve të zgjedhjeve. Është dita e 50-të”, shkruan Grenell në postim.