Një 31-vjeçare greke nga Selaniku kishte bërë gjithçka gati për dasmën e saj, e planifikuar për t’u mbajtur në Kalkidhiki më 26 gusht, megjithatë duket se planet do t’i shtyhen. Kjo pasi në momentin që aplikoi te autoritetet për një leje martesore, 31-vjeçarja greke mësoi se në fakt ishte e martuar tashmë, me një shtetas shqiptar, që sipas mediave greke, quhet Artinel Zhupa dhe është 30 vjeç.