Një kongresmen republikan ka prezantuar një projektligj që do t'i hapte rrugën aneksimit të Greenlandës nga SHBA dhe përthithjes së territorit strategjik të Arktikut si shteti i 51-të. Zyra e Përfaqësuesit Randy Fine të Floridës tha se projektligji i tij do të autorizonte Presidentin Donald Trump të "ndërmarrë çdo hap të nevojshëm për të aneksuar ose përvetësuar Greenlandën". Legjislacioni i propozuar gjithashtu kërkon që Kongresi të shohë një raport të plotë se si duhet të ndryshojë ligji federal i SHBA-së për të pranuar Groenlandën si shtet amerikan.