3 gra janë mbyllur brenda një dyqani në katin e parë të një pallati në lagjen 10 Korriku të Vlorës. Ato kërcënonin se do të vetëflijoheshin duke shpërthyer një bombol gazi. Ngjarja u regjistrua paraditen ekësaj të hëne, teksa u desh ndërhyrja e efektivëve të policisë. Shkak u bë një çështje pronësie, ku sipas tyre konflikti është me ndërtesin e pallatit, I cili mori truallin e tyre duke u premtuar se do t’u jepte hyrje. Pavarësisht seancave gjyqësre të zhvilluara në 10 vite, nuk kanë gjetur zgjidhje.