Top News – Gratë protestojnë në Kabul/ Talebanët përdorin gazin lotsjellës…
04/09/2021 18:40

Militantët talibanë përdorën gaz lotsjellës dhe kanë qëlluar në shenjë paralajmërimi me armë zjarri në drejtim të dhjetëra grave afgane të cilat në Kabul po protestonin për të drejta të barabarta. Raportohet se të paktën një grua u plagos. Një video e shpërndarë në mediat sociale tregonte sesi një gruaje i rridhte gjak nga një plagë në kokë. Gratë afgane kanë mbajtur protesta gjatë dy ditëve të fundit, duke kërkuar barazi, drejtësi dhe demokraci. Një tubim i ngjashëm u mbajt në fillim të kësaj jave në qytetin perëndimor të Heratit. Më 4 shtator, gratë protestuese u mblodhën para pallatit presidencial në Kabul dhe mbajtën pankarta ku shkruhej: "Ne nuk jemi gra të viteve 90-ta". Pamjet e publikuara në mediat sociale treguan sesi gratë u përballën me talibanët e armatosur. Disa gra mund të shiheshin duke u kollitur nga gazi lotsjellës, ndërsa disa të tjera thanë se ishin rrahur. Grupi militant ka thënë se do të respektojë të drejtat e grave, sipas rregullave të ligjit islamik-Sheriatit. Talibanët e sunduan Afganistanin midis viteve 1996 dhe 2001. Ata nuk i lejuan gratë të punonin, vajzat nuk lejoheshin të ndiqnin shkollën dhe gratë duhej të mbulonin fytyrat dhe të shoqëroheshin nga një i afërm mashkull, nëse donin të dilnin nga shtëpitë e tyre. Ato që shkelën rregullat ndonjëherë u dënuan me rrahje publike nga policia fetare e talibanëve. Pasi morën kontrollin e Afganistanit pas 20 vjetësh të prezencës së huaj ushtarake, talibanët tani janë nën vëzhgimin e udhëheqësve perëndimorë nëse kanë ndryshuar, përfshirë edhe mënyrën se si i trajtojnë vajzat dhe gratë. Shumë vende dhe organizata kanë shprehur dyshime në lidhje me premtimet e talibanëve se kësaj rradhe do të sundojnë ndryshe.

Top Channel/ Shqiptarja e lindur ne Britani, ne greve urie ne burg per ceshtjen palestineze!
22/12 12:59
Top Channel/ Trump “spastron” ambasadorët: Shkarkohen 30 diplomatë karriere nga “të Bidenit”!
22/12 12:57
Top Channel/ Daily Mail, shqiptari në Angli: Hetim për nxjerrjen me kamionë nga Anglia!
22/12 12:57
Top Channel/ SHBA, mbërthehet nga supergripi: Po përhapet “frikshëm” në Nju Jork!
22/12 12:28
Top Channel/ Gjermania nis “gjyqet” për koronavirusin: Merret në pyetje ish Ministri i Shëndetësisë!
22/12 12:18
Top News – Macron ‘thyen heshtjen’ e Evropës / Do të flasë me Putinin këtë javë për paqen në Ukrainë
22/12 12:16
Top News – Hodhën bomba por nuk shpërthyen / Autorët e sulmit në Bondi i kishin ndërtuar vetë
22/12 12:15
Top News – Franca po punon për ‘bishën’ e re / Aeroplanmbajtësja Charles de Gaulle, ‘në pension’
22/12 12:15
Top Channel/ Greqi, afrimi i festave: Protestat e fermerëve godasin hotelerinë!
22/12 12:13
Top News – Shpërthim në mes të Moskës / Vritet gjenerali rus, bomba ishte vënë në makinë
22/12 11:51
Top News – Kthim te energjia bërthamore / Rindizet centrali më i madh në botë
22/12 11:47
Top Channel/ SHBA e Ukraina: “Bisedimet jo dështim”, Kievi sulmon anijet ruse!
22/12 11:21
Top Channel/I rrethuar nga vajza me bikini, zhduket foto e Trump nga dosjet Epstein,“shfaqet” Diana!
22/12 11:16
Top Channel/ Tarifat e Trump godasin whiskey-n, ndalon prodhimin distileria e Jim Beam!
22/12 11:14
Top News – ‘Blackout’ në San Francisko / Qyteti në terr, pa energji 130 mijë konsumatorë
22/12 09:39
Top Channel/ Zgjerohet skandali “Epstein”, fshihen fotot ku shfaqet Donald Trump
21/12 22:58
Top Channel/ Rutte ngre alarmin: Po përgatitemi për luftë ndaj Rusisë
21/12 22:55
Top Channel/ Rekord i ri! 800 emigrantë në Angli brenda ditës, kaluan La Manshin dje
21/12 19:53
Top News – Insektet ‘bllokojnë’ Evropën / Ndalet nxjerrja e metaleve të rralla në miniera
21/12 17:32
Top News – Me karrocë me rrota, në hapësirë / Hera e parë, inxhinieria gjermane ‘bën historinë’
21/12 15:57
DIGITALB DIGITALB