Një ekip i Gardës Kombëtare të Nju Xhersit zhvilloi trajnim me gratë dhe vajzat e Forcave të Armatosura të Shqipërisë, ku të pranishëm ishin ministri i mbrojtjes, Niko Peleshi dhe diplomatja amerikane, Yuri Kim. Ministri Peleshi theksoi përparimin që është bërë në Forcat e Armatosura të Shqipërisë duke hequr kufizimin e pjesëmarrjes së vajzave dhe grave në ushtri.