Disa dhjetëra gra kanë protestuar për më shumë të drejta nën sundimin Taleban në Kabul. Të paktën një nga gratë e pranishme ishte shkarkuar nga puna në ministrinë e punëve të jashtme. Kryebashkiaku në detyrë i kryeqytetit Kabul, tha se shumë vende në administratë që mbaheshin deri më tani nga gratë, do t’i kalojnë burrave.