Grupet e vlerësimit dhe evidentimit të dëmeve janë në terren në bashkinë e Gramshit për të bërë një bilanc të dëmeve të shkaktuara nga flakët masive të zjarrit. Paraprakisht vlerësohet se 42 banesa janë të pabanueshme, ndërkohë që do të evidentohen edhe dëmet e shkaktuara në bimësi dhe bagëti.