Dy raste të kultivimit të kanabisit janë goditur nga policia në Gramsh. Blutë bëjnë me dije se janë konstatuar kultivimi i lëndëve narkotike në zonat e pyllëzuara të fshatrave Vidhan dhe Lëmush. Në prangat e policisë kanë rënë Atnand Zaimi me detyrë inspektor i Shërbimit Pyjor në bashkinë Gramsh. Ndërkohë ka nisur hetimi për Ardit Braçin, kryeplak I fshatit Vidhan dhe për Bedri Jonuzaj, kryeplak I fshatit Lëmushë.