Policia e Tiranës ka arrestuar dy persona të dyshuar për disa vjedhje banesash gjatë muajve të fundit. Të arrestuarit janë, 34 vjeç dhe 39 vjeç, të dy me precedentë penalë. Ata u kapën në rrugën “Panorama e Liqenit”, teksa lëviznin me një motor të dyshuar të vjedhur. Sipas policisë, dyshohet se janë autorë të 9 vjedhjeve në banesa, ku kanë marrë para, sende me vlerë dhe pajisje elektronike.