Policia ka shpallur në kërkim një 39-vjeçar si autor të dyshuar të grabitjes së pikës së këmbimit valutor dhe transfertave në Astir, në ngjarjen që ndodhi katër ditë më parë në Tiranë. Autori i dyshuar është identifikuar si shtetasi Artan Marius Tafani, banues në Tiranë dhe i dënuar më parë për të njëjtën vepër kriminale. Ndërkohë, policia ka arrestuar 35-vjeçarin nga Fieri, Enio Meçaj, si bashkëpunëtor të grabitësit.