Një supermarket në hyrje të qytetit të Kavajës ka rënë pre e grabitjes së armatosur mbrëmjen e kësaj enjteje (29 shkurt). Mësohet një person i armatosur ka hyrë brenda ambienteve të supermarketit dhe ka kërcënuar arkëtaren duke arritur të largohet me një shumë të madhe parash.