Ky është momenti i kapur nga kamerat e sigurisë ku një 32-vjeçari futet në mes të natës në një market në Vlorë për të grabitur. Pasi kishte thyer xhamin e biznesit në lagjen “Bashkimi” në Vlorë, i riu i maskuar me kapele, futet i qetë në market, merr kasën me para dhe largohet. Pas denoncimit dhe mbledhjes së provave të siguruara gjatë hetimit nga agjentët, u bë i mundur identifikimi, lokalizimi dhe kapja e autorit të dyshuar, shtetasit E. B., 32 vjeç, banues në Vlorë. Shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale kasën që i riu vodhi në supermarket. Ai në flagrancë, për veprat penale “Vjedhja” dhe “Shkatërrimi i pronës”. Ndërkohë, në bashkëpunim me Prokurorinë, vijon puna për zbardhjen e vjedhjeve të tjera që dyshohet se janë kryer nga ky shtetas.