Top News – Gorillat me koronavirus/ Infektim në kopshtin zoologjik te San Diegos
12/01/2021 13:04

Disa gorilla në kopshtin zoologjik të San Diegos në SHBA, kanë rezultuar pozitive me koronavirus dhe disa prej tyre kanë shfaqur edhe simptoma. Ky besohet se është shpërthimi i parë mes primatëve të këtij lloji. Drejtuesit e kopshtit thanë se tetë gorilla që jetonin bashkë besohet se kanë virusin dhe disa prej tyre kanë edhe kollë. Guvernatori i Kalifornisë konfirmoi ndërkohë se të paktën dy prej gorillave kishin rezultuar pozitivë ndërsa tre ishin me simptoma. Duket se infektimi ka ardhur nga një pjesëtar i stafit që kujdeset për kafshët që po ashtu ka rezultuar pozitiv për virusin por ka qenë asimptomatik. Veterinerët po mbajnë tani nën monitorim gorillat, që do të qëndrojnë në habitatin e tyre në park. Përveç një lloj lodhjeje dhe kollës, gorillat janë mirë. Ata sipas drejtuesve po mbahen në karantinë së bashku dhe po ushqehen mirë. Transmetimi mes specieve ka qenë një pikë shqetësuese për Covid 19 që sipas zyrtarëve e ka origjinën nga një lakuriq nate. Mbetet e paqartë se cilat kafshë mund të infektohen, me një numër të vogël qensh shtëpiakë dhe macesh që janë sëmurë në disa vende. Në kopshtet zoologjike, ka pasur raste të infektimit të tigrave dhe luanëve.

Top News – ‘Iranin do të kthejmë në epokën e gurit’/Trump tallet me Macron: Atë e trajton keq gruaja
02/04 14:35
Top News – Hapet pjesërisht Hormuzi. Irani – Për anijet që s’kanë lidhje me SHBA- Izrael
02/04 12:49
Top Channel/ Fjalimi i Trump, reagon Irani: Lufta do vazhdojë, ju nuk i njihni kapacitetet tona!
02/04 12:13
Top Channel/ Trump: “Do ta kthejmë Iranin në epokën e gurit”! Rritet nafta, “harron” NATO-n!
02/04 11:34
Top Channel/ Irani, lufta rrit biletat ajrore: Më pak fluturime në verë, u shtrenjtua karburanti!
02/04 11:28
Top News-Trump i drejtohet popullit amerikan/Fjalimi i presidentit, më shumë pikëpyetje se përgjigje
02/04 11:26
Top Channel/ Rreth Hënës për 10 ditë: Artemis II niset me 4 astronautë në bord!
02/04 11:24
Top Channel/ Sulme nga Irani, Tirana “rrëzon” ambasadën e SHBA-së: “S`ka informacion për rrezik”!
02/04 11:23
Top News – Artemis II lëshohet drejt Hënës. 4 astronautë nisen drejt Hënës, mes tyre një grua
02/04 11:15
Top News – Trump “kyç gojën”. Presidenti amerikan refuzon të flasë për NATO-n
02/04 11:04
Top News- Paralajmërimi i Iranit/Kërcënon SHBA dhe Izraelin: Nuk keni informacion mbi arsenalin tonë
02/04 11:00
Top News – Fjala e Trump nuk jep efekt. Nafta shënon rritje rekord, tregtarët të pasigurt
02/04 10:45
Top News- “A është ‘Amerika e Para’ prioritet i Trump?”/ Presidenti iranian letër amerikanëve
01/04 23:14
Top News- Marinsat amerikanë sulme në Irak, pse po sulmohen milicitë?
01/04 23:12
Top News- Vritet komandanti i lartë i Hezbollahut, Izraeli nuk fal, ekzekuton objektivin e radhës
01/04 23:11
Top Channel/ Gati udhëtimi drejt hënës, nis numërimi mbrapsht pas 54 vitesh
01/04 22:58
Top Channel/ Vance zbulon kushtin e Trump: Hapja e Hormuzit vendos paqen
01/04 22:57
Top News- SHBA sulme ajrore mbi Teheran, Trump: Duan armëpushim! Përgjigjet Irani: Vijojmë luftën
01/04 22:56
Top News- Çfarë po ndodh? Qielli merr ngjyrë portokalli, “zhduken” qytetet në Kretë
01/04 22:54
Top Neës- Koreja e Veriut ‘nis luftë’ me SHBA, sulm kibernetik për të vjedhur kriptomonedhat
01/04 22:53