Shumë përdorures të Google Drive kanë denoncuar me zemërim një avari në sistemet e kompanisë amerikane që u ka pamundësuar aksesin në dosjen e tyre të gjashtë muajve të fundit. Google tha se ka nisur një hetim mbi këtë avari, që ka prekur përdoruesit e shërbimit të ruajtjes së të dhënave, mjaft popullor të kompanisë.