Të gjitha makineritë e inteligjencës artificiale, 90 për qind të informacionit që u ofrojnë përdoruesve të tyre, me apo pa pagesë e marrin nga motori kërkimor i Google dhe në këmbim të kësaj, Google merr mbrapsht konkurrencën në sektorin e teknologjisë më joshës të momentit. Alphabet, kompania mëmë e Google ndjehet e shfrytëzuar nga kjo dhe në heshtje ka ndërhyrë te motori i saj i kërkimit përmes një ndryshimi, në dukje estetik, por në thelb sfidues sidomos për start up-et në fushën e inteligjencës artificiale.