Top News/ Google fiton përballjen me BE-në / Anulohet gjoba prej 1.5 miliardë eurosh
18/09/2024 15:18

Një gjykatë e Bashkimit Evropian ka anuluar një gjobë prej 1.49 miliard eurosh të vënë nga Brukseli kundër gjigantit teknologjik amerikan, Google, për abuzim të dominimit në fushën e reklamave online. “Gjykata e Përgjithshme anulon vendimin e Komisionit Evropian në tërësinë e tij”, tha gjykata me seli në Luksemburg, përmes një deklarate, duke shtuar se “institucioni kreu gabime gjatë shqyrtimeve”. Brukseli “dështoi të marrë në konsideratë të gjitha rrethanat relevante në shqyrtimin e kohëzgjatjes së klauzolave të kontratave që Komisioni i kishte cilësuar abuzive”, tha gjykata. Komisioni Evropian, rregullator me ndikim i konkurrencës në BE, tha se “do të studiojë me kujdes gjykimin dhe do të reflektojë për hapat e mundshëm të radhës”, që mund të përfshijnë edhe apelin. Gjykimi do të lehtësojë Google, pasi gjykata më e lartë e BE-së javën e kaluar konfirmoi një gjobë të vënë ndaj kompanisë më 2017, me vlerë prej 2.42 miliardë eurosh, për abuzim me dominimin përmes favorizimit të shërbimit të saj për krahasimin e ofertave. Si pjesë e një nisme të madhe për të luftuar abuzimet e gjigantëve të teknologjisë, BE-ja ndëshkoi Google me gjoba që kapin vlerën e përgjithshme të 8.2 miliardë eurove, ndërmjet viteve 2017 dhe 2019, për shkak të shkeljeve të ligjeve të konkurrencës. Gjoba prej 1.49 miliard eurosh është e treta nga këto ndëshkime, e fokusuar ndaj shërbimit AdSense të Google. Por, betejat e gjata ligjore ndërmjet Google dhe BE-së nuk përfundojë këtu. Google është duke sfiduar edhe një gjobë prej 4.3 miliardë eurosh që Brukseli ia ka shqiptuar për shkak të vënies së kufizimeve në telefonat me sistemin Android, për të favorizuar biznesin e saj të kërkimeve në internet. Gjoba e 2018-tës mbetet më e larta e vendosur ndonjëherë nga BE-ja për shkelje të ligjeve të konkurrencës.

Top Channel/ Rusia: NATO të kthehet si para ‘97! NYT zbardh prapaskenat në Abu Dhabi
14/11 23:01
Top Channel/ Shifrat tronditëse! Mbi 22 milionë të prekur nga sulmi kibernetik në Francë
14/11 22:55
Top Channel/ SHBA, kabllot dogjën mijëra fluturime! Zbulohet çfarë e shkaktoi kaosin ajror
14/11 19:54
Top News – ‘CIA gjermane’. Berlini u jep shërbimeve sekrete kompetenca për sabotime
14/11 15:41
Top Channel/ Mbi 17 milionë euro të groposura në pyje, goditet rrethi i ngushtë i Viktor Orban!
14/11 15:20
Top News – SHBA kushte Ukrainës. ‘Lëshoni Donbasin në këmbim të anëtarësimit në NATO’
14/11 15:17
Top Channel/ Raketa e Elon Musk arrin orbitën, por përshpejtuesi shpërthen në Gjirin e Meksikës
14/11 12:56
Top Channel/ Valë e re protestash në Francë, Jelekët e Verdhë rikthehen në rrugë
14/11 12:56
Top Channel/“CIA 2”? Gjermania zgjeron veprimin e shërbimeve sekrete jashtë vendit!
14/11 12:14
Top Channel/ “Lëshoni Donbasin për një vend në NATO”: Zelensky tregon propozimin shokues të SHBA!
14/11 12:02
Top News – SpaceX përfundon me sukses testin, hedh 26 satelitë në orbitë, por shpërthen më pas
14/11 11:48
Top Channel/ Mrekulli në Misisipi: Trageti përplaset me anijen, shpëtohen që të gjithë pasagjerët!
14/11 11:47
Top News – Përmbytet anija në Misisipi. Momente tmerri, shpëtojnë mrekullisht 130 turistë
14/11 11:43
Top Channel/ SHBA, anullohen mijëra fluturime: Problem në sistemin e kontrollit ajror!
14/11 11:31
Top News – 18 milionë euro të fshehura nëpër pyje, hetimi ndaj ish ministrit të Viktor Orban
14/11 11:22
Top News – Trump, Putin dhe Xi Jinping takim trepalësh në Kinë për armët bërthamore
14/11 10:40
Top News – SHBA në ‘black out’. Pezullohen fluturimet në gjithë vendin, kaos për udhëtarët
14/11 10:39
Top Channel/ SHBA në kaos si në sulmet e 11 shtatorit! Pezullohen të gjitha fluturimet!
13/11 23:21
Top Channel/ Reforma e shekullit! Gjermania fuqizon shërbimin sekret kundër spiunazhit rus
13/11 23:08
Top Channel/ Trump bleu aksione të Nvidia, para heqjes së kufizimeve për Kinën
13/11 23:04