Me chatbot-in e tij Gemini dhe softuerin e telefonit Pixel AI, është e drejtë të thuhet se Google e ka zhvendosur fokusin tani te inteligjenca artificiale. Por e gjithë kjo fuqi e avancuar llogaritëse kërkon miliona kompjuterë, të njohur si 'serverët', të vendosur brenda qendrave të të dhënave në të gjithë botën që funksionojnë 24 orë në 7 ditë të javës. E në përpjekje për të përmbushur nevojat e tij të mëdha për Inteligjencën artificiale, Google po bëhet bërthamore.