Komisioni i Ligjeve shqyrtoi në parim amnistinë penale, ku sipas kalendarit të punës së Kuvendit, socialistët synojnë miratimin e saj në seancën e datës 18 qershor. Projektligji u prezantua para deputetëve nga ministri i drejtësisë, Toni Gogu. Ai foli për kategoritë që përfitojnë.