Top News – Goditje për ruset, DW/ Gazprom humbet monopolin ne Ballkan
10/01/2021 14:44

Me ndërrimin e viteve në tregun e gazit në Europën Juglindore pati tre zhvillime me rëndësi që do të kenë vazhdë të gjatë pasojash: Më 1 janar presidenti serb, Aleksandar Vuçic dha me një ceremoni sinjalin e startimit: Vendi i tij do të furnizohet tanimë me gaz rus përmes një itinerari të ri – nga Bullgaria përmes një gazsjellësi në Ballkan, Balkan Stream, një degëzim i gazsjellësit Turkish Stream. Vetëm pak orë më parë, ende në vitin e vjetër, filluan furnizimet nga Axerbajxhani drejt Bullgarisë përmes gazsjellësit të sapopërfunduar, Trans Adriatik, i njohur si gazsjellësi TAP, thotë DË. Kryeministri bullgar, Bojko Borisov theksoi po ashtu ditën e Vitit të Ri, gjatë një vizite në një stacion kompresori në kufirin grek: „Nga sot kemi diversifikim të plotë.” Thënë ndryshe, ai me këtë bëri të ditur fundin e monopolit të koncernit Gazprom në tregun bullgar, shkruan Dojce Vele. Zhvillimi i tretë në Vitin e Ri ishte vënia në punë komercialisht e terminalit të ri mobil për gazin e lëngshëm, LNG para ishullit kroat, Krk. Një anije cisternë solli gazin amerikan, LNG, i cili u modifikua dhe u fut në rrjetin e tubacioneve të vendit, që po ashtu është i lidhur me rrjetin europian. Me këtë Kroacia po ashtu degëzon furnizimin, që deri më tani vinte vetëm nga Gazprom. Kroacia tani mund të veprojë edhe si eksportuese e gazit psh. në Hungari apo Ukrainë.Blerësit më të mëdhenj të gazit rus në Ballkan në vitin 2019, sipas Gazprom, ishin Kroacia, (2,82 miliardë metër kubikë), Greqia (2,41 miliardë) dhe Bullgaria (2,39 miliardë). Serbia me 2,12 miliardë metër kubikë gaz renditet në vendin e katërt. Gazpromi sakaq nuk e ka zgjidhur ende detyrën strategjike të vënë nga Kievi për t’i dhënë fund përfundimisht kalimit tranzit të gazit përmes Ukrainës.

Top Channel/ Skandal rozë në Itali, Ministri i brendshëm lidhje me një gazetare
02/04 23:00
Top News- Trump i irrituar me kryeprokuroren për dosjen Epstein, e shkarkon nga detyra
02/04 22:58
Top News- Paralajmërimi: SHBA përballet me rreziqet më të mëdha në këto 80 vitet e fundit
02/04 22:56
Top News- Arrestohet eurodeputetja franceze: Solidarizimi me një terrorist i kushton paraburgimin
02/04 22:52
Top News- “Irani ka marrë peng Hormuzin”, Britania e Madhe nismë diplomatike për ta çliruar
02/04 22:50
Top Channel/ Macron-Trump, krisje totale. Presidenti francez: Nuk na duhet lufta
02/04 22:47
Top Channel/ Trump shkarkon Kryeprokuroren, i pakënaqur se si menaxhoi dosjen “epstein”
02/04 22:24
Top Channel/ Itali, përmbytje “katastrofike”: Uji “merr përpara” urën, evakuohen dhjetëra vetë!
02/04 15:18
Top Channel/ “E rreh gruaja”, Trump sulmon Macron: Presidenti francez reagon “pa doreza”!
02/04 15:17
Top News – SHBA ‘pajtohet’ me Venezuelën. I heq sanksionet Presidentes së përkohshme, Rodriguez
02/04 14:50
Top News – ‘Iranin do të kthejmë në epokën e gurit’/Trump tallet me Macron: Atë e trajton keq gruaja
02/04 14:35
Top News – Hapet pjesërisht Hormuzi. Irani – Për anijet që s’kanë lidhje me SHBA- Izrael
02/04 12:49
Top Channel/ Fjalimi i Trump, reagon Irani: Lufta do vazhdojë, ju nuk i njihni kapacitetet tona!
02/04 12:13
Top Channel/ Trump: “Do ta kthejmë Iranin në epokën e gurit”! Rritet nafta, “harron” NATO-n!
02/04 11:34
Top Channel/ Irani, lufta rrit biletat ajrore: Më pak fluturime në verë, u shtrenjtua karburanti!
02/04 11:28
Top News-Trump i drejtohet popullit amerikan/Fjalimi i presidentit, më shumë pikëpyetje se përgjigje
02/04 11:26
Top Channel/ Rreth Hënës për 10 ditë: Artemis II niset me 4 astronautë në bord!
02/04 11:24
Top Channel/ Sulme nga Irani, Tirana “rrëzon” ambasadën e SHBA-së: “S`ka informacion për rrezik”!
02/04 11:23
Top News – Artemis II lëshohet drejt Hënës. 4 astronautë nisen drejt Hënës, mes tyre një grua
02/04 11:15
Top News – Trump “kyç gojën”. Presidenti amerikan refuzon të flasë për NATO-n
02/04 11:04